Dhunë e terror policor ndaj bizneseve të karburanteve

531
Forca të shumta policore kanë gjetur orët e natës së djeshme për të ushtruar dhunë e terror ndaj disa bizneseve karburantesh, duke bërë arrestime e bllokime të subjekteve. Ngjarja e rëndë, sipas burimeve për ‘Telegraf’ ka ngjallë panik tek pronarët dhe banorët, duke krijuar tensione deri në prag konfliktesh. Nga i njëjti burim mësohet se kontrolli policor, shoqëruar me terror pa shkak, është bërë me pretekstin e kontrollit të ligjshmërisë së këtyre subjekteve. Njëkohësisht, konfirmohet se subjektet, pre e këtij akti ushtrojnë aktivitetin në rrethet Tiranë, Durrës , Fier dhe Lezhë. ‘Dhe në luftë nuk veprohet kështu. Sillen em ne sikur jemi kriminelë, jo biznesmenë që punojmë e nxjerrim bukën me djersë e në përputhje me ligjet. Unë jam terrorizuar, ashtu si dhe punonjësit e mi. Po na krijojnë një klimë terrori në biznes, e po shkojmë drejt falimentimit të plotë’- pohon një nga biznesmenët e kontrolluar mbrëmë. Ndërsa në komunikatën policore, gjithçka vlerësohet si normale. ‘’Në kuadër të operacionit për ‘Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve’, që ka nisur që prej datës 04.05.2015, nga grupet ndërinstitucionale të punës me specialistë nga Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qendror Teknik, si dhe Policia e Shtetit përfshi edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar dje dhe sot janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj subjekteve private të tregtimit të karburanteve në disa qytete dhe konkretisht. Janë kontrolluar 17 subjekte në Tiranë, Durrës , Fier e Lezhë. Janë proceduar penalisht për fshehje të ardhurash 9 subjekte. Janë arrestuar katër pronarë të subjekteve të tregtimit të karburanteve si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. Gjithashtu nga Tatimet u bllokuan tre aktivitete tregtimi karburantesh. Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme’’- thuhet në komunikatën zyrtare të policisë..
Sigal