Dhuna ndaj të miturit, Nikolla: Kopshti pa licencë

526
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka reaguar në lidhje me ngjarje e tmerrshme, ku administratorja e kopshtit rrihte në mënyrë barbare një fëmijë vetëm 3 vjeç. Nikolla deklaroi se kopshti ishte fantazmë, nuk kishte licencë. Ajo e quajti një turp të madh, duke shtuar se ndihet shumë keq për këtë ngjarje. Ajo tha se Anjeza Shabani duhet të marrë dënimin e merituar.
“S”ka aprovim është pa licencë, jam ndjerë shumë keq që një administratore dhunon një fëmijë. Jemi të vendosur që akte të tilla të na bëjnë më të fortë në inspektim. Institucionet të kalojnë në vrimë të gjilpërës. Ne do bëjmë publike në pak çaste situatën, po verifikojmë”, tha Nikolla. Ministrja ftoi të gjithë prindërit që të denoncojnë rastet kur ata dyshojnë se ndaj fëmijëve të tyre ushtrohet dhunë. Për sa i përket sigurisë në kopshte, ajo deklaroi se janë bërë inspektime dhe janë hequr licencat kur nuk janë zbatuar kriteret.
Sigal