Dhuna ndaj gazetarit Fundo, reagon PD: Sulm banditesk në kohën kur Rama ka kapur shumicën e medias

70
Partia Demokratike ka dënuar sulmin dhe dhunën e ushtruar ndaj gazetarit kritik të qeverisë, Elvi Fundo.
“Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo.
Kjo goditje ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së shtypit vjen në kohën kur qeveria Rama është e angazhuar frontalisht në shantazhe dhe kërcënime ndaj medias me qëllim kapjen e saj totale dhe asgjësimin e fjalës së lirë.
Partia Demokratike i kërkon prokurorisë të zbardhë sa më shpejt ngjarjen dhe të vërë para drejtësisë autorët e sulmit banditesk ndaj gazetarit Elvi Fundo”, thuhet në një deklaratë për median të bërë nga selia blu.?