Dhuna ndaj biznesmenit rrënon kompaninë OMNIX ALBANIA

532
Sigal


Rrënohen përpjekjet e kompanisë OMNIX 
ALBANIA për ndërtimin e kompleksit gjigant te Gjiri i Lalzit, dhuna ndaj
biznesmenit, barbare!


Projekti i kompanisë synonte të hapte rreth 1200 vënde pune deri në vitin 2018


Ja deklarata  e plotë e kompanisë:

Sulmi barbar i datës
10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe
trishtuar pa masë. Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet
e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi
turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit.

Ky projekt turistik
konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë
elementët e tjerë të një standarti më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie
me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj.

Ky projekt gjigant
synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do ti
jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik
dhe Ballkan. Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në
rritjen ekonomike të Shqipërisë.

Si konkluzion Omnix
Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinjatë
për cdo shqiptar. Duke filluar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim
në Republikën e Shqipërisë.

Falenderojmë qeverinë
e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të
vështirë për ta. I jemi mirënjohës të gjithë atyre miqve, shumica shqiptar, të
cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në
këto ditë.

 

Jamal Abu Issa,
drejtues i OMNIX Group