Dhimitraq Gjergo/Si e njoha unë Lasgushin?

585
Sigal

Kështu e fillon shkrimin z.Gaqo, por unë do të shkruaj: Si do ta njoh unë Gaqon? (HYSKËN). Thoni sa të doni, por unë mendjen s’e heq nga DHORI.

Më erdhën këto fjali vetëm duke lexuar një tregim të Zhaklinës (mbesës) që mësuesja ua kish dhënë për ta përgatitur jashtë klase (në shtëpi). Lënda e leximit. U befasova çka shkruante dhe për më shumë për mendimet e saj të mençura, të një vajze në klasë të 5-të. Eh, thashë edhe unë dikur nxënës gjimnazi në Ersekë (por pa ja treguar profesor Dhorit) dërgova një shkrim në gazetën “Zëri i Rinisë”. Vjen një zarf nga redaksia, u mblodhën shokët e klasës sikur aty çdo të kishte. Përgjigja: duhet të jetë më e “Pastër” e ke turbulluar ujin nga fundi. E kuptova përgjigjen e redaksisë. Të mos shkëputem nga fillimi, sepse e nisa me të ndjerin Dhori Qirjaqi. Lexova para pak ditësh, detajet e rëndësishme të z.Gaqo. U lumturova dhe thashë me vete: Ah more Hyskë, nuk më njeh dhe unë nuk të njoh (jo unë të njoh jo me republikë, por me kapele, me stilolapelikan në dorë e me letrat përpara duke shkruar. Nëse do të takohemi kënaqësia do të jetë e imja, PSE?. Sepse ishe TI i pari që shkrove tek gazeta “Telegraf”, për ndarjen nga jeta të DHORIT. Ai ishte në kulmin e krijimtarisë, por jeta kështu është shkruar. Në përvjetorin e parë shkrova dhe unë ca radhë për Dhorin, sepse nuk e ndaj dot nga kujtesa atë njeri. Ai nuk u bë i dashur vetëm për mua, por për të gjithë brezin që ai edukoi, janë me dhjetëra mjekë inxhinierë, oficerë, bujq dhe shumë tani ekonomistë e biznesmenë të cilët koha (reforma) i nxori të papunë. Takoj shokë, miq që tani në treg shesin suvenire, libra në trotuare, dhe banane. Pse kjo më thoshte Dhori, ai është ekonomist, mësues me shkollë të lartë i zoti, unë mërmëritja nëpër dhëmbë, ai thithte çka i thosha më një të parë në sy. Isha gjimnazist dhe një ditë më ra në dorë libri “LIRIKA” të Sergej Eseninit. E lexova me një frymë. Në fund të librit PËRKTHYER nga Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Dhori Qirjazi, A Shehu. E ktheva librin dhe kur bëra qindarkat e bleva, e dhashë në shoqërinë time, po nuk më erdhi më. Tani kam në raft përkthimin e BLLACIT-Shumë bukur. Dua ta mbyll me mendimet e mbesës

TEMA E MËSUESES

Bëni një tregim të shkurtër me TEMË: Përkëdhelja ma zbut shpirtin

(Shkrimi i mbesës)

E drejtë!Njeriu ka nevojë për një fjalë të ngrohtë, ajo të lumturon të bën me krahë, që në vazhdimësi të veprosh e të bësh gjëra më të mira, më të bukura. i kam provuar në fëmijëri. Prindërit në çdo moment më qortonin. Unë si e vogël që sa kisha filluar të ecja më dilnin lot. Pse?! Ja këshillat: Pse nuk i vesh shapkat, do ftohesh, po qumështin pse se ke pirë, etj., etj.. Tani i kuptoj mirë këshillat e tyre, më falënderojnë më përkëdhelin dhe pse? Sa bukur je veshur, sa bukur e ke rregulluar krevatin. Këto duhet tija mësosh edhe motrës më të vogël, me dashuri dhe ëmbëlsi, ajo buzëqesh kur unë e përkëdhel, e puth e i tregoj përralla. Dhe ja po kthehem tek GAQUA, si e kam njohur Lasgushin. Ndërsa në shtroj pyetjen: Si do ta njoh GAQON sot (në dy kohë të ndryshme)