Dhimbje për poetët e pushkatuar, vëllain tim Vilsonin e Gen Lekën

1373
Sigal

35 vjet më parë, më 17 korrik 1977, u pushkatuan Vilson Blloshmi e Genc Leka

Si sot 35 vjet më parë, në orën 00 të mezit të natës të 17 korrikut 1977, nën  afshin e nxehtë të diellit përvëlues të ditës për ju, morën fund torturat. Në një vend të shkretë e të zhveshur nga bimësia apo cicërima e zogjve, në një përrua, ua hapën gropën e nën krismat e armës vdekjeprurëse, ju ratë njëri përmbi tjetrin, e fytyrë më fytyrë, duket se prapë bisedonit si më parë kur ishit gjallë. Ditën e zhgroposjes tuaj, me prezencën e familjarëve e të fëmijëve, miq e shokë, të cilët vetëm lotonin gjatë mbledhjes të eshtrave, të xhveshur nga mishi, gjeta dhe një plumb të mallkuar… Genci me përpjekjet e mia dhe urrejtjen e pakrahasueshme për piramidën e krimit dhe mbështetësit e saj, komunistët e sigurimsat, unë kam zbuluar në arkivat e sigurimit të gjithë bashkëpunëtorët, të gjithë informatorët, të gjithë sekretarët e partisë që nga maja e piramidës e deri në fshatin tonë. Ka qenë e gjithë banda shtetit që trilluan për t’ju vrarë ju të dy. Të njëjtën gjë kam bërë dhe për Vilsonin. Të dy ju keni patur të njëjtët bashkëpunëtorë. Për ty Genci ndjekja apo përgjimi ka filluar në vitin 1959. Të gjitha letrat që dërgoje në Lushnje kalonin në degën e punëve të brendshme të Elbasanit më pas në Lushnje, degën e brendshme daktilografoheshin dhe origjinali shkonte në destinacion. Informator të rregullt që një natë rrinte deri afër mëngjesit në majën e manit dhe një natë qëndronte në kumbullën prapa shtëpisë përballë halesë ky ishte Aqif Leka. Hajduti profesionist që vodhi dyqanin në Stravaj në 1957 dhe u dënua 6 vjet për vjedhje. Aty Aqifi është bërë bashkëpunëtor sigurimi dhe ka qenë i betuar për të kapur babanë tuaj Bardho Lekën. Për këtë sigurimi dhe partia demokratike vazhdon ta shpërblejë këtë infomator të përhershëm. Djalin e tij, Nitin, pasi vodhi, partinë demokratike të Librazhdit, e caktuan kryetar të atyre zyrave që vodhi njëkohësisht dhe drejtor të elektrikut ku vidhte me faturat e energjisë elektrike. I kanë dhënë dhe një detyrë tjetër, atë të zëvëndësprefektit. Këto janë disa kritere që i kërkon Partia Demokratike, pra, duhet të jesh spiun, hajdut apo vrasës… Këto i ka të gjitha Niti. Për vrasjen e Bërzeshtë ka dijeni Interpoli që e solli kryetarin e partisë zëvendës prefektin nga Belgjika. Ka mbrojtje Ridvanin dhe Prokuroren e Përgjithshme. Genci! Shtëpia ku banoje, të është rrafshuar, tani kullosin bagëtitë. Ndërsa ekspertja letrare e poezive të tua, Diana Culi, u shpërblye duke u bërë më 134 vota deputete në parlament. Ndërsa fëmijët i ke në Korçë…  Zhuli është mbyllur në dhimbjen e përjetshme dhe jetojnë në mjerim. Ndërsa kulla jonë prej dy katesh, me 16 dhoma, rri e mbyllur… Dhoma e Vilit, si gjithmonë me dritaret hapur, po të futesh brenda, dëgjon vetëm zhurmën e krimbave brejtës. Vili, librat e tua, ato që la sigurimi gjatë bastisjes, i kam çuar poshtë në një shtëpi tjetër. Ti kam mbledhur disa nga përkthimet nga frëngjishtja, krijimtarinë tënde korespondencën me Lumen, e ti kam vendosur në dy libra. Po ashtu dhe Gencit. Vili, Eni vazhdon e sëmurë, e nuk besoj se do të vonohet për të ardhur tek ti. Diana është plakur, ju shkatërrua jeta. Me familjen tonë Vili, vazhdon prapë lufta e klasave, veçse në mënyrë tjetër. Partia Demokratike ka disa kritere që ne nuk i plotësojmë, kështu që jemi të menjanuar. Ndërsa me kriminelët e sigurimit dhe me terroristët komunistë, është treguar shumë e gatshme. I ka përfshirë në qeveri, i ka bërë deputetë i ka dekoruar si sigurimsin  Myzafer Xhaxhin po ashtu dhe sigurimsin Koci Petriti. Ti e di, janë dy ekspertët e tu. Nipin e kryetarit të degës Merdar Hasa, torturuesin tend, i cili bashkë me të tjerë kriminelë, ta paralizuan dorën e majtë me hekurat, e kanë bërë deputet. Një nga koleksioni i hetuesave Petrit Azemaj, është tek Avokati i Popullit. Pjella e tij punon tek Ministria e Financave bashkë me kryetarin e shoqatës të Enverit, Ridvan Baçi. Të gjithë torturuesit tuaj dhe të Gencit janë pasuruar e janë në vendet kyçe të ‘sundimit’ të sotëm, falë kujdesit të veçantë të partisë demokratike. Genci e Vili po kalojnë 22 vjet që u rrokullis komunizmi. Këtu po e ndërtojnë kapitalizimin  neokomunistët. Janë gjithë bijtë e atyre kriminelave të piramidës të krimit këtu. S’ka asnjë gjë të përbashkët nga ato bisedat tuaja që bënit me xhaxhanë natën pranë oxhakut. Klasa jonë e përbysur nga orteku i historisë, pronarët apo të burgosurit politik janë mënjanuar krejt dhe askush nuk flet për ne që jetojmë në mjerim. Këtu neokomunizmi është shtruar këmbëkryq. Janë bërë bllok dhe mbrojnë diktatorin, i cili vazhdon të mbajë një thes dekorata për krimet që ka kryer. Askush në Parlament nuk e hap gojën për krimet e 1943 – 1991. Ligji i lustracionit vetëm këtu nuk zbatohet ndërsa në vendet ish-komuniste të lindjes kjo kategori (sigurimsat dhe komunistët…),janë pastruar. Megjithatë unë sa ta kem frymën do ju kujtoj. Po ashtu, dhe miqtë e shokët që kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë për ju. Kohët e fundit ka dalë një libër me 500 e ca faqe me autor Zotin Bujar Leskaj që titullohet “Muzat e Qëndresës” ku të parët jeni ju të dy. Ka dhe shumë të tjerë dhe jashtë kufijve që shkruajnë dhe s’ju harrojnë. Genci dhe Vilson. Tani, dua të përfundoj duke mos dashur t’ua prish qetësinë se e di që jeni duke diskutuar për artin e kulturën si në kohën e ferrit komunist. Genci, po ti citoj dy vargjet e shkruara nga dora jote : Spiunët/ Në sahanët e sigurimit/ Pinë helmin e helmimit… Ndërsa për Vilin po citoj një strofë nga përkthimet e tij nga poeti Syli Prudon: Blu apo të zezë, të dashur, të bukur,/ Sy të panumërt agimin kanë pare/, Ata flenë në fund të varreve të zhdukur/ Dhe dielli lind akoma si më parë…