“Dhimbja s’njeh kufij”, tifozët grekë bëjnë gjestin prekës për popullin shqiptar

640
Sigal

Tifozët e Panathinaikosit të Athinës janë solidarizuar me mbarë popullin shqiptar përmes një gjesti domethënës e prekës.

Ata kanë hapur në stadium një banderolë gjigante ku shkruhet se “dhimbja nuk njeh kufij”.

“Dhimbja dhe mbështetja nuk njohin kufij, guxim për popullin shqiptar”, janë fjalët e shkruara në gjuhën greke në banderolë.

Kujtojmë se Shqipëria u trondit mëngjesin e 26 nëntorit nga një tërmet prej 6.4 ballësh. Fatkeqësisht si pasojë e tij kanë ndërruar jetë 50 persona.