Dhe, ujë e tani lagështirë! Banorët e pallatit 8 katësh në Gjirokastër dalin në protestë

641
Të rrezikuar tashmë prej javësh për shkak të rrëshqitjes së tokës që e ka sjellë baltën e dheun deri në katin e katërt të pallatit të tyre, banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastëe kanë dalë në protestë këtë të premte.
Ata kërkojnë nga autoritetet lokale dhe qendrore që të merren masa urgjente për të zgjidhur situatën kritike në të cilën ata ndodhen. Kati i parë i pallatit është përmbytur plotësisht për shkak të reshjeve të javës që lamë pas, ndërsa masivi i dheut qëndron ende në krah të pallatit. Prania e dheut, shprehen protestuesit po shkakton dhe një nivel alarmant të lagështirës nëpër shtëpitë e tyre, duke i dëmtuar edhe më shumë ato.
“Askush nuk na ka dhënë zgjidhje konkrete”, pohojnë banorët.
Disa ditë më parë, pas refuzimit të peticionit të kryebashkiakes Zamira Rami, PD e LSI u bënë bashkë për t’i dërguar një tjetër peticion kryeministrit Rama, që të shpallë gjëndjen e emergjencën në Gjirokastër, në një kohë kur edhe kalaja e qytetit është dëmtuar rëndë.
Sigal