Detajet/ Kush është pronari i picerisë që grabiste në rrugën e Rinasit

582
Të tjera detaje dalin për arrestimet e ditës së martë që kanë lidhje me grabitjen e bankës në rrugën e Rinasit. Grabitësi i tretë i arrestuar Ernest Kupën ka marrë pjesë në grabitjen e 3.2 mln dollarëve të BKT-së në Rinas. Ernest Kupa është kushëri me Ilir Kupën, pjesëtar i “Bandës së Babagjyshëve” dhe i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi. Ilir Kupa u arrestua në Tiranë si pjesë e bandës që kishte kryer një sërë grabitje. Kupa mësohet se drejtonte një biznes privat në Krujë, një restorant-piceri. Ernest Kupa u arrestua ditën e sotme, së bashku me dy ish-ushtarakët dhe ish-punonjësit e policisë private.
Sigal