Detajet e përdhunimit të diplomates në Tiranë

559
Sigal

Dalin në dritë detaje të reja rreth përdhunimit të 37 vjecares në Tiranë. F.A është zyrtare në një seli diplomatike në Tiranë dhe është përdhunuar nga kamarieri i lokalit.

Sipas policisë, diplomatja me ngjyrë ka qëndruar për një kohë të gjatë në një lokal nate ku edhe është njohur me kamarierin e lokalit. Ajo ka dëshmuar në polici se atë moment ka qenë e dehur dhe ka shkuar në shtëpi.

Diplomatja në fakt ëhstë përdhunuar më 9 dhjetor por denoncimin e ka bërë 6 ditë më vonë pa u shpjeguar arsyet e kësaj vonese. Policia ka arrestuar kamarierin.

Njoftimi i policisë:

“Një 20 –vjeçar është arrestuar për përdhunimin e një vajze 17 vjet më të madhe se ai. F. A. dyshohet se më datë 09.12.2016, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, pa pëlqimin e shtetases L. R., 37 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila është paraqitur më datë 16.12.2016, tek Komisariati i Policisë Nr 1 dhe ka bërë kallëzim ndaj shtetasit të arrestuar.

Ajo pretendon se pas njohjes në një bar, 20 –vjeçari e ka ndjekur deri në banesën e saj dhe më pas duke ushtruar dhunë ka kryer marrëdhënie seksuale me të”, njofton policia.