Detaje të reja nga përplasja me armë në Elbasan, policia identifikon autorin

677
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur sot në Elbasan. Mësohet se një ngjarja në fjalë ka ndodhur tek turizmi i vjetër, në një pikë llotoje, në rrugën ‘Beqir Dardha’.
Burime bëjnë me dije se personi që ka qëlluar me armë është larguar. Ndërkohë që mësohet po nga të njëjtat burime se policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Është bllokuar gjithashtu ambienti ku ndodhi ngjarja. Mësohet po ashtu se përplasja ka ndodhur për motive banale dhe se në polici janë shoqëruar disa persona.
Sigal