Detaje të reja/ Kush është i mbyturi në Gramsh, baba i dy fëmijëve

664
Sigal

Dalin detaje të reja për ngjarjen e ndodhur gjatë ditës së sotme në Gramsh, ku ka humbur jetën një person në liqenin e Banjës.

Ai është Venetik Kume dhe sipas burimeve nga policia, ai vuante nga semundja e epilepsisë.

Ai është babi i dy fëmijeve.

Ja edhe njoftimi paraprak i policisë për ngjarjen e  rëndë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një  telefonat se një shtetas  është mbytur aksidentalisht në Liqenin e Banjës, Gramsh.

Me marrjen e njoftimit,  menjëherë shërbimet e Policisë dhe Zjarrfikses  kanë shkuar në vendin e ngjarjes në bashkëpunim dhe  me forcat speciale  RENEA po punohet për nxjerrjen e trupit.

Nga veprimet e para rezulton se shtetasi i mbytur quhet  V.K., 40 vjeç,  banues në fshatin Zamsh, Gramsh.