Detaje të reja/ 20 vjeçarja mori “hak” për të ëmën ndaj Shukri Xhelilit?

522
Duket se vajza 20 vjeçare e cila regjistroi videoskandalin ka marrë “hak” ndaj të emës, e cila është pushuar nga puna me urdhër të Shukriut. Rreth tre muaj me parë është pushuar nga puna nëna e vajzës 20 vjeçare dhe kjo është bërë me urdhër të Shukri Xhelilit. 
“Kjo dyshohet se mund të jetë një nga arsyet pse vajza ka filmuar të gjithë veprimet e Xhelilit, teksa i kërkonte favore seksuale ne kembim të punes”, raporton “ABC News”. Mësohet se e ëma e 20 vjeçares punonte si sanitare tek zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe me pas është dërguar tek ndërrmarrja e llixhave që administrohet nga Bashkia e Dibrës. 
Aty është dhënë urdheri nga ish kryebashkiaku për ta larguar nga puna. Sipas burimeve të besueshme, mësohet se vendin e saj të punës e ka zëvendësuar një njeri shumë i afërt me Shukri Xhelilin. E reja pasi u mor në pyetje nga policia është lënë e lirë, por ka thënë se nuk e ka provokuar ish kryebashkiakun. Ky i fundit në dëshminë e tij e ka quajtur inskenim të turpshëm politik, për ta denigruar.
Sigal