DETAJE/ Si u qëllua në pritë 26-vjeçari në Rubik. Identifikohen autorët

583
Sigal

Detaje të reja nga plagosja e 26-vjeçarit mbrëmjen e djeshme pas një konflikti me armë, të ndodhur në Rubik.

I plagosuri është Frederik Leka, 26 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Burimet thanë dje se Lekës i kishin zënë pritë dy persona, të cilët fillimisht e kanë dhunuar fizikisht e më pas e kanë qëlluar me pistoletë, duke i shkaktuar një plagë në shpatull. Policia po punon për të zbuluar shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e autorëve.

“Në vendin e quajtur ‘Rreth i Epërm’, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, tha zyrtarisht Policia.

Njoftimi:

Në vendin e quajtur ”Rreth I Epërm” Mirditë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi F.L., 26 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.