Detaje nga sekuestrimi i drogës, si u arrestuan vlonjatët me 900 kg marijuanë

603
Policia italiane ka vënë në pranga ditën e sotme dy skafistë vlonjatë, ndërsa ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie prej 900 kg drogë, e cili vinte nga Shqipëria.
Por burime bëjnë me dije se ka qenë pikërisht Policia Kufitare, e cila ka njoftuar policinë e Malit të Zi se ka dyshime se personat të cilët kanë kaluar kufirin në këmbë mund të merren më drogë.
Për këtë arsye, mësohet se policia e Malit të Zi I ka mbajtur nën vëzhgim, teksa ata kanë shkuar dhe kanë marrë gomonen me drogë dhe janë nisur në drejtim të Italisë.
Menjëherë policia e Malit të Zi ka njoftuar autoritet italiane për gomonen në fjalë, e cila ka organizuar edhe aksionin për kapjen e saj.
Guardia di Finanza ka pikasur një gomone, e cila po lundronte drejt brigjeve të Garganos (Puglia) dhe iu vunë në ndjekje, për ta kapur ditën e sotme.
Në momente e para të aksionit, policia italiane u ka bërë me shenjë skafistëve që të ndalonin, por ata pasi kanë hedhur pjesën më të madhe të drogës në det, janë braktisur gomonen dhe janë arratisur K.B. 52 dhe B.A. 39 vjeç nga Vlora.
Mësohet se sasia e drogës e kapur nëse do të shitej, trafikantët do të fitonin gati 8 milion euro.
Sigal