Detaje nga aksidenti fatal në Papër, tre nga viktimat pjestarë të së njëjtës familje nga Gramshi

555
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti tragjik në Elbasan. Tre nga pasagjerët ishin pjesëtarë të së njëjtës familje nga Gramshi.

Ende nuk dihet lidhja e tyre me shoferin e mjetit.

Informacion paraprak

Më datë 23.09.2019, në aksin rrugor Elbasan- Paperr, ka ndodhur nje aksident rrugor ku janë përplasur tre automjete, mjeti me drejtues shtetasin G.K, mjeti me drejtues shtetasin O.Sh dhe mjeti me drejtues shtetasin E.R.

Për pasojë katër shtetas kanë humbur jetën të cilët ishin pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi G.K. Ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e shkakut të aksidentit.