Destinacionet turistike në 10 vitet e ardhshme, Shqipëria në “Top 50″

546
Sigal

Shqipëria do të jetë ndër 50 destinacionet kryesore globale të turizmit gjatë 10 viteve të ardhshme.

Prestigjiozja “Business Insider” ka përpiluar një listë me disa vende që kanë potenciale të mëdha për udhëtime. Sipas saj, shumë shpejt qytete si Parisi apo Nju Jorku mund të përballen me një krizë të turistëve për shkak të përvojave zhgënjyese, si çmimet shumë të shtrenjta, zhurmat e shumta dhe restorantet e këqija.

Për këtë arsye, të apasionuarit e udhëtimeve po shikojnë destinacione të reja, më pak të njohura, por me potenciale të mëdha. Referuar të dhënave të Këshillit Botëror të Turizmit dhe Udhëtimeve, “Business Insider” ka hartuar një listë me 50 destinacionet kryesore.

Në këtë studim janë krahasuar të dhënat mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto për çdo vend dhe kontributin që pritet të japë sektori i turizmit në periudhën 2014-2024. Në këtë listë, Shqipëria renditet në vendin e 42-të. Sipas artikullit, kur Shqipëria u “çlirua” nga komunizmi ishte plotësisht e papërgatitur për të pritur turistë. Por tani, rreth 20 vite më vonë, Alpet e Shqipërisë, kështjellat apo kalatë e shumta dhe bregdeti thuajse i paprekur e bëjnë Shqipërinë ndër destinacionet kryesore në rrjetin europian të udhëtimeve.

Ndërkohë, lista kryesohet nga vende afrikane, me Namibinë që mban vendin e parë. 16 vende të tjera afrikane gjenden në listë, duke përfshirë Zambian, Angolan dhe Kamerunin. Në renditje gjenden edhe vende të rajonit, si Bosnja në vendin e 49, Kroacia në vendin e 45-të dhe Mali i Zi që renditet në vendin e dytë

Huffington Post, rendit Sarandën në vendin e dytë

Faqja e njohur Huffington Post, në faqen e saj online, ka renditur 10 destinacionet më të mira për të kaluar stinën e vjeshtës.

Bazuar në çmimet e hoteleve me 4 dhe 5 yje, 10 destinacionet e përzgjedhura nga Huffington Post ofrojnë mundësi perfekte për të shijuar stinën e vjeshtës.
E konsideruar si zemra e rivierës shqiptare, Saranda renditet e dyta midis 10 destinacioneve të përzgjedhura.

“Saranda është një qytet i rëndësishëm me rezorte turistike në bregun jonian. E ndodhur më pak se 10 milie nga Korfuzi, Saranda ndanë të njëjtën klimë të nxehtë mesdhetare. Jashtë qytetit ju mund të gjeni rrënonjat e qytetit romak të Butrintit, tashmë një trashëgimi botërore e UNESCO-s”, thuhet në artikullin e Huffington Post

Marre nga ATSH