Dështon sërisht mbledhja e Komisionit Hetimor i CEZ

506
Komisioni Hetimor i çeshtjes CEZ i ngritur nga Partia Demoratike ka dështuar sërisht të mblidhet.

Shkak ka qenë bojkotimi nga anëtarët e mazhorancës, si dhe mosparaqitja e Avokates së Shtetit, Alma Hicka, në komision.

Kryetari i komisionit, Edmond Spaho, u shpreh se do ta thërrisnin me forcë Hickën nëse nuk paraqitet të hënën, ndërsa Hicka pretendon se shoqërimi i saj më forcë për të dëshmuar para komisionit hetimor nuk ka baza ligjore dhe është bërë për qëllime kriminale.

Për këtë shkak, pak ditë më parë Avokatja e Shtetit i kërkoi policisë arrestimin e Spahos për shkelje ligji.
Sigal