Dështon procesi për të rikthyer nxënësit që braktisin shkollën

528
Sigal

DURRËS/ Flet për “Telegraf”, përfaqësuesi i Drejtorisë Arsimore Rajonale, Anesti Shuka: “Projekti ‘Shansi i dytë’ s’pati sukses”

Dështon në Durrës procesi i “shansit të dytë”, për rikthimin e nxënësve që braktisin mësimin në shkolla. Edhe pas implementimit të kësaj metode ka rezultuar se mësimet janë braktisur nga rreth 24 nxënës këtë vit, 3 herë më shumë se vitin e kaluar kur për të eliminuar këtë fenomen është vendosur që të instalohet procesi i “Shansit të Dytë”. Shifrat tregojnë se fenomeni i braktisjes së arsimit të detyrueshëm vijon të jetë shqetësues në Qarkun e Durrësit. Shifrat që paraqitem janë shifrat përfundimtare shifra përfundimtare duke u nisur nga statistikat që tregojnë se në fillim të vitit shkollor numri i tyre shënonte 241, ndërsa pas çeljes së klasave të shansit të dytë, në to u përfshinë 219 fëmijë. Përfaqësuesi i DAR-it, Durrës për këtë fenomen, Anesti Shuka, ka pohuar se po bëhet një punë e madhe për të minimizuar numrin e braktisësve të shkollës dhe për këtë janë hapur 13 klasa të shancit të dytë. Shuka ka theksuar se ky është një ndër prioritetet e Drejtorisë Arsimore, për këtë vit shkollor bashkë me arsimin profesional.

Arsyet

Sipas specialistëve të arsimit arsyet që çojnë në braktisjen e mësimit janë të ndryshme, ku përfshihen faktorë shoqërorë për shtresat e ndryshme nga vijnë këta fëmijë si dhe ato ekonomikë. Lëvizjet e pakontrolluara demografike dhe situatat kaotike që krijohet në këto raste me të gjitha problemet komplekse si të punësimit dhe të strehimit, krijojë edhe shqetësime ekonomike që variojnë që nga papunësia deri tek punësimi në të zezë i fëmijëve. Sipas të dhënave të detajuara numri më i lartë i këtyre nxënësve rezulton të jetë brenda vijës së verdhë të qytetit të Durrësit. Për të eliminuar ketë fenomen shqetësues me pasoja shoqërore, mësohet se janë hapur rreth 8 klasa të “Shansit të dytë”, për të ndikuar në rikthimin e braktisësve të shkollës në bankat e tyre.