Dëshmtari i mbrojtur i ‘CEZ’, Romeo Kara rreh të motrën

601
Dëshmitari i mbrojtur nga shteti në çështjen “CEZ”, Romeo Kara është urdhëruar nga gjykata të mos kontaktojë dhe t’i qëndrojë së paku 100 metra larg motrës së tij, Eglantina Shtylla, pasi ajo e ka paditur për dhunë ndaj saj.
Juristi Kara ka pasur një konflikt fizik me motrën e tij vitin e kaluar, sherr që i ka shkaktuar asaj hematoma në pjesë të ndryshme të trupit. Konflikti me dhunë fizike, goditje dhe shkelma ka bërë që Policia e Shtetit t’i shoqërojë të dyja palët.
Gjykatësja Kaçe Agolli ka vlerësuar në shtator të vitit të kaluar, se Romeo Kara ka kryer veprën e dhunës në familje dhe paraqet rrezik për jetën e motrës së tij, Eglantina Shtylla, raporton gazeta ‘Panorama’.
Romeo Kara është ish-juristi i CEZ-it dhe ish-përfaqësues i shtetit shqiptar në Arbitrazh, i cili mendohet të ketë prova për praktikat korruptive të privatizimit të “CEZ”.
Sigal