Dëshmia: “Invalidët në gjendje të rëndë, paguhen vetëm 5 vjet, pastaj quhen të … vdekur”

755
Skandal në ISSH dhe KEMP-in Rajonal të Beratit
Mund të duken absurde, por janë fakte denoncimet dhe dëshmitë që sjellin personat invalidë në Shqipëri. Përveçse me shkelje të ligjit, korrupsionit, vonesave dhe shpërfilljes nga mjekët e ISSH, anëtarët, drejtuesit dhe ekipet e KEMP-ve të çdo niveli, invalidët edhe ata pa këmbë e pa duar, përballen edhe me qëndrime çnjerëzore nga zyrtarët e këtyre institucioneve shtetërore, si ky që po publikojmë sot: Qytetarja Meto Çela, banore në lagjen “Kodra e Sulmit” në qytetin e Beratit, në gjendje fizike pothuajse me “gjysmë trupi”, të hequr prej operacioneve në Spitalin Onkologjik në Tiranë, shprehet se pas 5 vitesh pagesë, ajo është përjashtuar nga skema e invaliditetit, mbasi mjekët e ISSH dhe KEMP të Qarkut Berat, me gjuhë kanibalësh, i thanë: “Të kemi përjashtuar nga pagesa e invaliditetit dhe nuk do të trajtojmë më, mbasi për këto grupe invaliditeti siç e ke ti, ne japim vetëm 5 vite pagesë, mbasi… vetëm 5 vjet jetë parashikon shkenca botërore për të tilla raste dhe, me urdhër nga KEMP-i Epror i Tiranës, ta kemi mbyllur dosjen e invaliditetit, mbasi quhesh e… vdekur”! 
A e dëgjon se çfarë bëhet, zoti kryeministër?! 
Shënim: Dëshminë e plotë dhe investigimin që kemi bërë për aktivitetin abuziv, për denigrimin, korrupsionin dhe trajtimin çnjerëzor, që po u bëhet invalidëve nga mjekët e ISSH dhe KEMP-Rajonal i Beratit dhe në gjithë Shqipërinë, do ta pasqyrojmë, nëpërmjet investigimit të plotë që po bën gazeta “Telegraf”. Gjithashtu, mirëpresim çdo denoncim nga invalidët dhe familjarët e tyre, për ta bërë publik!
Sigal