Dëshmia e banorëve/ Gazi përhapet në lagjet e Tiranës

158

Një protestues, banor pranë zonës së Parlamentit është shprehur se gazi i hedhur nga policia në drejtim të qytetarëve ka qenë i fuqishëm dhe në sasi të madhe.

‘Gazi na ka mbytur deri kur kalon Unazën. Nuk e dimë se si mund të hidhet një sasi aq e madhe gazi’, u shpreh qytetari protestues.

Ndonëse protesta e opozitës nuk ka patur thuajse fare incidente, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës në mënyrë jo proporcionale në drejtim të qytetarëve duke shkaktuar dëme te ata.