Dëshira për takimin e Kryeministrit të vendit tim, z Edi Rama me Presidentit francez z. Emmanuel Macron

690
Koço Broka 

Pas mesazheve shpresëdhënëse të përcjella nga Michael Roth, ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Federale, që rikonfirmoi në Tiranë mbështetjen e Gjermanisë ndaj Shqipërisë në procesin e reformave, pritja e kryeministrit z Edi Rama nga Presidentit francez z Emmanuel Macron ditën e martë, paraqet një interes të posaçëm. Kjo për faktin se në fjalën e mbajtur gjatë marrjes së Çmimit të Karlit të Madh në Aachen të Gjermanisë, me motivacionin “njohjen e vizionit të tij për një Evropë të re, z Emmanuel Macron ishte shumë i qartë, kur foli për vendet e Ballkanit perëndimor, “Duhet të përfitojmë nga njëri-tjetri. Gjermania ka përfituar nga Evropa. Ashtu siç në të ardhmen do të përfitojnë edhe vendet e periferisë së Evropës, Ballkani perëndimor…Duhet të marrim vendime të qarta por gjithashtu të lëmë edhe disa dyer hapur…Duhet të shkojmë përpara dhe dyert do të jenë të hapura për këdo që dëshiron të ndjekë ritmin e Evropës. Nuk mund t’i lemë çështjet për në minutën e fundit. Kjo është ambicia që duhet të mposhtim” Qëndrimi i z. Macron është shumë i qartë. Drita jeshile është e ndezur për këdo që dëshiron të ndjekë ritmin e Evropës… Michael Roth nga ana e vet ishte po ashtu i qartë kur deklaroi se pritshmëritë e Gjermanisë nga opozita shqiptare janë që ajo “të mund të ndërmarrë në mënyrë të drejtpërdrejtë përgjegjësitë e veta për të kontribuar, në procesin e reformave. Në çështje të tilla siç është integrimi evropian, do të duhet të kalohet përtej konflikteve të brendshme për të mbërritur në një konsensus të përgjithshëm”Natyrshëm lind pyetja po shoqëria shqiptare a është e gatshme dhe në gjendje të ndjekë ritmin e Evropës ?! Personalisht druaj, pavarësisht retorikës së përdorur nga shumëkush, apo sondazhet lidhur me aderimin e ne shqiptarëve në Bashkimin Evropian. Aq më Rama tepër kur z. Rama është shprehur këto ditë “Më vjen për të qeshur kur vijnë delegacione me “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë. Takojnë edhe mikun tim të shtrenjtë, me të cilin na bashkon, sigurisht në mënyra të ndryshme dashuria për Holandën, Lulzim Bashën dhe largohen. Dhe mbledhin fakte. Çfarë lloj faktesh mund të mblidhen brenda gjysmë dite? Ndërkohë që Komisioni Evropian është një ushtri ekspertësh të panumërt që hane fakte, pinë fakte, flasin fakte dhe dëgjojnë vetëm fakte. Si mund të kontestohet apo të thellohet raporti i kësaj ushtrie që është në terren çdo ditë me fluturime gjysmë-ditore, me takimet e 5 politikanëve?” Si ka evidentuar media, për ironi sulmin, z. Rama e bëri në një aktivitet të Ditës së Evropës?! Javët e fundit pata rastin të ndjek disa konferenca ndërkombëtare të disa universiteteve tona. Njëra më interesante se sa tjetra. Prezantimi i materialeve ishte i pafund. Por ato marrin vlerë dhe kanë për të marrë vlerë, në se publikohen, dhe pse jo gjetjet e rekomandimet kryesore të tyre i dërgohen institucioneve shtetërore, Qeverisë, zyrës së kryeministrit etj. Në një konferencë karriget e përfaqësuesve të pushtetit, qendror e lokal, të parashikuar edhe për të folur apo përshëndetur mbetën bosh. Ndërsa tek tjera mungonte Kryeministri, por kishin ardhur disa zv/Ministra. Këta të fundit duke vlerësuar maksimalisht punimet e Konferencës shkencore, nuk munguan të deklaronin se ishin ne pritje të gjetjeve dhe rekomandimeve të konferencës, se ata shpresonin sinqerisht se këto konferenca ndërkombëtare ishin të tilla jo thjesht nga pjesëmarrja dhe gjuha e përdorur por nga tematika e nga thellësia e tyre. Për një konferencë tema ishte “Economic Policy and EU Integration” Pra pritshmëria, e institucioneve shtetërore për gjetjet e referimeve shkencore duke iu referuar tematikës e nuk ishte e nuk është kotë. Kjo nuk përjashton ndonjë rast, kur gjetjet dhe rekomandimet të lihen për kalendat greke, për faktin se për ndokënd ka rëndësi certifikata e marrë, për pjesëmarrje në një konferencë shkencore ndërkombëtare. Por në Konferencat kishte pa dyshim referime me vlerë. Madje për ndonjë prej tyre duhet të njihet kryeministri z. Edi Rama, para se të takohet me z. Emmanuel Macron. E kam fjalën për kumtesën “Successful Agriculture in the Netherland and future vision” mbajtur nga Prof. Sube Schaap, Senator. Ndërsa kumtesa përqendrohej, tek rruga Holandeze për zhvillimin e bujqësisë nga paslufta e dytë botërore e deri sot, se si ka mundur të bëhet një nga bujqësitë më të zhvilluara e më konkurruese në botë, nën moton “mendje hapur, e hapur sidomos për idetë për të ardhmen” Një ide ishte më interesante. Ndërsa rekomandimet për zhvillimin e bujqësisë shqiptare të linin pa fjalë, për thellësinë e realizmin e tyre. Nuk do ishte herezi që drejtuesit e Konferencës ku u prezantua kjo fjalë e shkëlqyer ti dërgohet kryeministrit z Rama. Me ta lexuar (nuk i ha shumë kohë, me shumë se 10 minuta) do të ketë mundësi tu kërkojë falje për “fact-finding” (faktmbledhëse). Vijnë në mëngjes dhe ikin pasdite për të mbledhur fakte. Më takojnë mua, takojnë ca deputetë.” Me këtë do dëshmonte, se duke ndryshuar veten, ishte i gatshëm dhe në gjendje të ndryshojë Shqipërinë, se të paktën shoqëria shqiptare dëshiron të ndjekë ritmin e Evropës dhe është e gatshme ta bëje këtë, pavarësisht, se sa në gjendje është ajo, duke përfshirë Universitetet.
Sigal