Dervishaj: Nga prilli 2017, kompania low cost “wizzair” fillon fluturimet Budapest-Tiranë

484
Sigal

Gazeta Telegraf/

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës
Sokol Dervishaj ka pritur në një takim Ambasadorin e Hungarisë z. Antal Heizer.Gjatë takimit Ambasadori Heizer informoi ministrin Dervishaj,
se duke filluar nga muaji Prill 2017, kompania low cost “wizzair” do të fillojë
fluturimet direkt Budapest- Tiranë.
Ambasadori tha se kjo linjë ajrore, fillon operimin falë
angazhimit të Qeverisë Hungareze dhe palës shqiptare, për ti dhënë mundësi
rritjes së shkëmbimeve tregtare dhe turistëve që duan të vizitojnë Shqipërinë.
Ministri Dervishaj falenderoi Qeverinë Hungareze dhe
Ambasadorin për këtë lajm pozitiv, dhe theksoi se pala shqiptare është e
gatshme të ofrojë çdo lehtësi ndaj kompanive “low cost”.
Dervishaj, nënvizoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv
dhe i shumë pritur nga qytetarët shqiptar, por që do ti japë një dimesion të ri
shkëmbimeve tregtare dhe afrimit të 2 shteteve.
Ministri Dervishaj e njohu Ambasadorin me disa reforma të
ndërmarra së fundmi, veçanërisht me atë të Ujit dhe në Transportin Ndërqytetas,
ku Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca e Hungarisë në këtë sektor.
Ambasadori tha se biznese hungareze, kanë interes të madh për
të parë mundësitë e investimit në sektorin e ujit dhe në transport, jo vetëm në
Tiranë por edhe në qytete të tjera.
Ministri Dervishaj u takua dhe me Ambasadorin e Bullgarisë në
Tiranë Dimitar Arnaudov, ku u diskutuar për të forcuar marrëdhëniet ekonomike
mes 2 vendeve.
Ambasadori Arnaudov tha se ka interes të madh nga kompanitë
bullgare, për të investuar në sektorin e transportit në Shqipëri.
Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, mirëpret propozime
konkrete.