Derveni del nga shtrati, 1500 familje në Fushë-Krujë të përmbytura nga uji

147
Apel për ndihmë vjen nga Fushë-Kruja, ku situata paraqitet shumë problematike. Mësohet se lumi Derven ka dal nga shtrati, duke përmbytur kështu 1500 familje.
Siç raporton korrespondenti i ‘News24’ se tre lagje janë përmbytur nga reshjet e dendura. Mësohet se uji ka hyrë në katet e para të banesave dhe njerëzit kanë hipur në katet e dyta në Fushë-Krujë. Është hera e dytë që qyteti i Fushë-Krujës përmbytet.
Në Derven dhe disa zona të tjera niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Ka shumë familje që kërkojnë ndihmë. Vetëm në fshatin Feminë janë 50 familje që kërkojnë ndihmë. Ndërkohë, aksi Fushë Krujë-Vorë është i kalueshme me vështirësi. Sakaq, në shumë zona mungon energjia elektrike.