Derdhet qumështi në autostradë, Lushnja në protestë

474
Sigal

Bizneset e qumështit në Lushnjë janë ngritur sot në protestë, duke derdhur bidonat e mëdhenj të mbushura me qumësht në mes të rrugës.

“Larg duart nga blegtoria, duam subvencion”, ishin disa nga pankartat që banorët mbanin.

Një protestë të tillë e kishte paralajmëruar pak ditë më parë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

“Bizneset e përpunimit të qumështit drejt protestës antiqeveritare! Ata paralajmërojnë rritjen e çmimit të qumështit dhe produkteve të tij!

Iu bëj thirrje bizneseve të vendit të ndjekin shembullin e tyre,“, shkruante Berisha, i cili i referohej denoncimit të një qytetari dixhital.

Banori shprehet se me uljen e rimbursimit të TVSH-së nga shteti, vjen si rezultat rritja e çmimit të qumështit. Por kjo ul kërkesën e klientëve për produktin.

” Doktor ju uroj shëndet dhe jetë të gjatë. Jam menaxher shitjesh i një nga fabrikat e qumështit me emër në Shqipëri. Me uljen e rimbursimit te TVSh nga ana e shtetit gjë e cila ndikon drejt për drejt në çmimin e produktit . Kjo bën që çmimi në treg të rritet dhe kërkesa nga klienti të ulet. Jemi të detyruar që me dat 14.03.19 me një marrëveshje me të gjithë firmat e tjera private të dalim në protestë kundër këtij shteti mafioz që po na heq bukën e gojës. Flm. Të lutem pa emër se kemi njerëz që punojnë në shtet.”, janë fjalët e banorit të Lushnjes.