“Der Spiegel” vjen në Shqipëri: Kufiri verior po kthehet në rrugën e re të emigrantëve

559
Sigal

Mediat gjermane e shohin me shqetësim shndërrimin e Shqipërisë në rrugë re të re kalimi të emigrantëve ilegalë nga vendet me shumicë islamike drejt Europës.

Reporterët e të përjavshmes “Spiegel” vizituar zonat kufitare shqiptaro-malazeze dhe konstatuan se ata ndihmohen nga trafikantë vendas të qenieve njerëzore për të kaluar në shtigje kufitare që nuk mbikëqyren nga autoritetet.

Sipas një trafikanti shqiptaro-malazez nga Ulqini, i identifikuar me emrin Bajram, bëhet fjalë kryesisht për refugjatë të strehuar në kampet e Turqisë. Ai shprehet se u tregon emigrantëve rrugët në këmbim të parave.

Autoritetet boshnjake thonë se që prej fillimit të vitit, në kampet e këtij vendi janë strehuar mbi 5 mijë emigrantë të jashtëligjshëm, 7 herë më shumë se e njejta periudhë e një viti më parë. Kampet e Bosnjës konsiderohen një nyje e rëndësishme për emigrantët ilegalë për të vazhduar rrugën drejt vendeve të zhvilluara europiane.

Kancelari austriak Sebastian Kurc kërkoi bashkëpunimin e qeverisë shqiptare për të ndalur fluksin, gjatë takimit këtë javë me kryeministrin Rama në Vjenë. Ndërsa autoritetet malazeze paralajmëruan mbylljen me gardh të kufirit me Shqipërinë, për të penguar kalimin e emigrantëve nga shtigjet ilegale. Vendet që ata përshkojnë pas Turqisë janë Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja e Kroacia me destinacion Italinë e Gjermaninë.