Deputetja Felaj: “Socialistët e Kuçovës i lanë pas qejfmbetjet, po mbështesin fushatën elektorale”

589
Sigal

ANGAZHIMI POLITIK/ Të rinjtë kanë premtuar se do të votojnë Partinë Socialiste se, aty ata shikojnë të ardhmen e tyre

Fushata më e ashpër elektorale në Qarkun e Beratit është ajo që po zhvillohet në rrethin e Kuçovës midis Partisë Socialiste dhe asaj të Partisë Demokratike që ende është në pushtet. Partia Socialiste dhe deputetja e rrethit të Kuçovës, Ermonala Felaj, po zhvillojnë një fushatë elektorale me karakter të fortë politike, në të gjitha sferat. Kjo po bëhet për arsye se, në zgjedhjet vendore, kjo parti ka humbur nga bastionet socialiste dy Komunat Perondinë dhe Kozaren. Kjo gjendje, -sipas Felajt, -është krijuar nga disa ‘gabime teknike’, të cila krijuan dhe humbjen e dy komunave dhe për të riparuar këto ‘gabime teknike’ drejtuesit e Partisë Socialiste dhe deputetja e rrethit, Ermonela Felaj po zhvillojnë një fushatë shumë të fortë dhe me projekte shumë fitimprurëse për banorët e këtij rrethi. Gjatë kësaj jave deputetja e rrethit ka zhvilluar një sërë takimesh elektorale. Si në zonat rurale dhe në lagjet e qytetit, ajo ka zhvilluar takime më të rinjtë, ku ka marrë një garanci të madhe në mbështetje të fushatës dhe votimin e Partisë Socialiste. Të rinjtë e qytetit dhe ata të zonave rurale, kanë premtuar se do të votojnë Partinë Socialiste se, aty ata shikojnë të ardhmen e tyre. Të rinjtë e qytetit në këtë takim, janë shprehur “edhe pse janë bërë disa gabime në zgjedhjen e pushtetit vendore, ku Partia Socialiste humbi dy komunat, ky gabim nuk do të përsëritet më. Ne e dimë se, gabimet u bënë në përzgjedhjen e kandidaturave, por kjo nuk do të thotë se, ne nuk jemi të majtë. Në të gjitha takimet e zhvilluara, socialistët janë shprehur optimistë për në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe se, gabimet nuk do të përsëriten më, por ne do të votojmë deputeten tonë, e cila do të na përfaqësojë në Parlamentin shqiptar. Ne do të lëmë mënjanë qejfmbetjet e krijuara gjatë kohës pasi Partia Socialiste nuk kishte pushtet që të punësonte njerëzit e saj në punë. Pushteti lokal nuk kishte mundësi punësimi, pasi nuk ka ndërmarrje, pasi në pushtet është Partia Demokratike dhe të gjitha ndërmarrjet i disponon ajo”.

Premtimet

Në takimin e zhvilluar me banorët e lagjes “Tafil Skëndo”, të qytetit deputetja Felaj ka marrë garanci të madhe nga banorët e kësaj lagjeje. “Ne do të votojmë Partinë Socialiste, pasi kjo ka qenë prezente në hallet tona. Kuçova ka qenë e do të mbetet rozë. Ne do të lëmë mënjanë edhe ndonjë qejfmbetje që është krijuar. Dihet se, Partia Demokratike, po kryen disa investime në zonat rurale, por ato vetëkuptohen, se janë investim elektorale dhe si të tilla nuk vlejnë në momentin e zhvillimit të fushatës”, janë shprehur disa socialiste në këtë takim. “Ne do të fitojmë thellë në rrethin e Kuçovës”, është shprehur Felaj, në këto takime. “Ne si parti kemi një projekt shumë të mirë, të cilën vetë socialistet e kanë aprovuar në takimet që ne kemi kryer në shumë rrethe. Rama si një nga strategët e këtyre projekteve që po shpalosen në të gjithë vendin ka gjetur një mbështetje të madhe tek masa e gjerë jo vetëm tek socialistët, por dhe më gjerë”, ka thënë Felaj. Disa anëtarë të asamblesë së kësaj partie janë shprehur: “ne do të lëmë mënjanë qejfmbetjet e krijuara gjatë kohës, pasi aq kanë qenë mundësitë e Partisë Socialiste dhe të pushtetit lokal të fitojmë zgjedhjet dhe më pas të bëjmë analizat e situatës, ne do të mbështesim deputeten tonë dhe programin e Partisë Socialiste”, janë shprehur anëtarët e asamblesë.