Deputeti Selami i Vlorës në prokurori, 15 minuta pyetje për dosjen e 15 viteve jashtë shtetit

62

Pas
daljes nga zyra hetimore e dekriminalizimit, deputeti deklaroi: “Jam plotësisht
i pastër, KQZ nuk ka shprehur asnjë dyshim për vetë-deklarimin tim”

 Deputeti i
Vlorës është thirrur dhe është paraqitur dje në mëngjes nga sektori i
Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Selami është pyetur rreth një
orë nga ky sektor në lidhje me akuzën ku dyshohet se ka fshehur një dënim të
marrë në Itali. Sipas të dhënave  procedimi për Selamin është regjistruar
4 ditë më parë. Pasi doli nga prokuroria, deputeti Shkëlqim Selami, në një
prononcim për mediat, mohoi të ketë qenë i dënuar më parë në Itali, duke thënë:
“Jam thirrur nga Prokuroria duke qenë që
KQZ ka dërguar një shkresë në prokurori lidhur me deputetin Selami. KQZ ka
deklaruar, se nuk ka asnjë kundërshtim me deklarimin e tij, dhe prokuroria bëri
disa pyetje për paqartësitë e saj. Ta dinë dhe mediat nuk kam asgjë në Itali.
Akuzohesha në 1994, që e kam marrë vesh në 2000, gjë që bie ndesh me të gjithë
veprimtarinë time. Pasi në 1994, nëse unë do të kisha marrë vesh ose të dija që
kisha një problem do e kisha mbyllur 100 herë. Për këtë problem që faktikisht
nuk ekziston që e mbylla në 2007. Por absolutisht çdo shqiptar apo vlonjat e di
që në 1994, 1995, 1996, 1997 vija 10 herë në muaj në Itali, se bëja biznes.
Nëse unë do isha i dënuar apo i kërkuar, si do të veja në Itali! Nuk kam bërë
proces gjyqësor, zero. Unë jam ndaluar, në atë kohë ishte e premte, shtunë e diel,
erdhi avokati solli fletën, unë dola. Më mbajti policia 3 ditë derisa u sqarua
çështja. Nuk jam ndaluar dhe as kam vajtur në gjyq dhe nuk kam bërë asnjë gjyq,
jo vetëm në Itali po në asnjë vend të botës, zero”
, -deklaron Selami.