Deputeti Rrahim Çota vazhdon të “mjelë” qytetarët e Librazhdit

1306
Sigal

PRISHET IMAZHI I PD/ Nëse nuk je mbështetës i deputetit as diploma dhe as bindjet e djathta nuk të hyjnë në punë 

Edhe pse na ndajnë vetëm dy muaj nga zgjedhjet e 23 Qershorit në qytetin e Librazhdit , breshëritë e rrebeshit të deputetit, Rrahim Çota vazhdojnë. Sepse që të fillosh një punë në Librazhd duhet të të kalojë një herë emri për miratim nga deputeti i PD-së, Rrahim Çota, i cili ka ‘privatizuar’ Partinë Demokratike, duke i prishur imazhin e saj, madje, duke folur edhe në emër të PD-së është përfshirë në afera korruptive. Gjatë këtyre ditëve deputeti Çota, duke ecur me bindjen e vetë ka ndërruar të gjithë drejtorët kundërshtarë që nuk kanë dëgjuar “zërin” e tij, por vazhdon të bëjë të njëjtin ritual që kanë ndjekur ndër vite. Kjo kurrsesi nuk mund të pranohet nga deputeti, i cili kërcënimet për largime nga puna i ka bërë realitet. Kështu pak ditë më parë shkarkoi edhe nën/prefektin, ish-kryetari i PD-së, Arjanit Leka. Po pse e ka bërë këtë deputeti Çota do thoni ju të dashur lexuar. Këtë e bën vetëm për veten e vetë që drejtorët e institucioneve Çota t’i ketë nën mbikëqyrjen e tij në mënyrë që t’i kontrolloj ashtu si atij t’i leverdisi në mënyrë që ai të vazhdoi me përfitimet e tij. Në asnjë vend tjetër nuk ndodh  që vetëm dy muaj para zgjedhjeve të ndërrohet administrata shtetërore, por mesa duket në rrethin e Librazhdit ligjin e bën  Maliqi dhe çdo që tjetër përmban vetëm një sindromë, atë të Rrahim Çotës, ku nuk pyet për asgjë, veç interesave të tij. Në rrethin e Librazhdit është bërë e modës thënia se, “nëse nuk je mbështetësi i Çotës nuk të hyn në punë as diploma”, mjafton të kalosh nga 9-vjeçarja në shkollë të lartë ose të kesh blerë falas diplomën e shkollës së mesme dhe të jesh diplomuar në shtet nuk njihet nga ky deputet. Diplomat e shtetit, ky deputet i hedh në kosh, duhet të kesh shitur ndonjë dru arre nga tokat e Librazhdit, që  edhe sot nuk ka paguar fshatarët e zonës, e me to vazhdon të bëjë karshëllik gjithë qytetarëve. Po kështu dhe me abuzimet në Parkun Kombëtar të Shebenikut, kur dikur organizoi një protestë për mbrojtjen e këtij parku për një rezervat, e ndërsa sot ka arritur të shtrijë tentakulat për shfrytëzimin e këtij parku në mineralet dhe shkatërrimin e mjedisit. Kështu gjatë muajit mars e prill në rrethin e Librazhdit janë ndërruar të gjithë drejtorët e institucioneve duke hequr nga puna po njerëzit e PD-së, të cilët kanë kontribuar fort për këtë forcë politike prej vitesh, por që nuk janë mbështetësit të pazareve që Çota bën çdo ditë e më shumë në këtë rreth, duke e kthyer atë në një pronë të tijen private.