Deputetëve shqiptarë u hapet dera e sekreteve shtetërore

581
Funksionarët shqiptarë në Maqedoni të cilët për arsye të ndryshme nuk mund të siguronin certifikatën e sigurisë ishin të penguar nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) e drejtuar nga ish drejtori Sasho Mijallkov e jo nga Drejtoria për Sigurinë e Informatave të Klasifikuara. Ndryshe, drejtoria për sigurinë e informacioneve të klasifikuara bënë vetëm punën teknike, ndërsa punën kryesore dhe vendimin përfundimtar e bëjnë inspektorët e DSK-së. Nëse inspektorët e shërbimit sekret japin mendim negativ atëherë deputeti asnjëherë nuk mund të merr certifikatë sigurie. Njohësit e mirë të rrethanave thonë që një funksionar qoftë deputet, ministër, kryetar komune apo nëpunës shtetëror që të merr certifikatën e sigurisë duhet patjetër të shkojë në bisedë informative tek inspektorët e DSK-së. Në këtë drejtori inspektorët hapin lëndën dhe shikojnë arkivin e funksionarit se vallë çfarë dosje ka gjatë jetës së tij, nëse është i involvuar në krim, ideologji fetare, ideologji kombëtare dhe të ndryshme. Pas analizës së thellë inspektori kompetent i DSK-së jep mendim subjektiv nëse vallë një funksionari mund ti jepet certifikata i sigurisë apo jo. Nëse mendimi është negativ aplikuesi shumë rëndë e ka që gjatë jetës të merr certifikatën e sigurisë. E vetmja mënyr është presioni politik, por kuptohet në këtë rast partia shqiptare shantazhohet me qëllim nga partneri maqedonas VMRO-DPMNE. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja vazhdon të shantazhojë politikanët shqiptarë. Kjo u dëshmua me certifikatat e sigurisë të cilët me vite nuk jepeshin deputetëve shqiptarë. Ndërkohë, VMRO-DPMNE-ja po bën një plan strategjik ndaj shqiptarëve. E para, iu mundëson atyre që të bëhen pjesë e qeverisë, apo Parlamentit, të bëhen funksionarë mirëpo në fund iu bën me dije se “Ju nuk mund të keni qasje në informatat e klasifikuara”. Në këtë mënyrë partia e Gruevskit I ka shantazhuar me vite deputetët e BDI-së dhe funksionarët tjerë shqiptarë. Njohësit e mirë të rrethanave thonë për Zhurnal se duhet që në fillim që një deputet kur garon në zgjedhjet parlamentare apo ndonjë post tjetër shtetëror fillimisht ti analizohet biografia e tij se vallë a mund të marrë certifikatë sigurie apo jo. Në qoftë se s’mund të marrë atëherë ai deputet apo funksionar politik shqiptar në çdo kohë do të shantazhohet nga partia maqedonase në pushtet.
Sigal