Deputetë, zyrtarë e familjarë të tyre, nuk po kthejnë milionat e përfituara nëpër borde

831
Arjan DUKASI
Shtetarët shqiptarë kanë ndërtuar një rrjet privat, duke marrë nga 3-4 pagesa mujore, nëpërmjet lidhjeve private
Në konkluzionet e KLSH është publikuar edhe një listë me emrat konkretë të këtyre shtetarëve dhe familjareve të të tyre, të cilët kanë përfituar pagesa mujore për disa vite radhazi e që shuma e tyre shkon në miliona lekë

Shkelja e ligjit me zgjedhjet dhe anëtarësinë në borde e ujësjellësve, të zyrtarëve lokalë e qendrorë dhe të familjarëve të tyre, në kundërshtim të plotë me ligjin, duke shfrytëzuar lidhjet politike, familjare e shoqërore dhe interesa të tjera, që kanë pasur e kanë me njeri-tjetrin. këtë e konfirmon një raport auditivi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit, është konstatuar se në bordet e 56 ujësjellësve të Shqipërisë, janë emëruar zyrtarë shtetërorë që kanë lidhje direkt me punët në këto ndërmarrje, por edhe zyrtarë të lartë lokalë, që kanë pasur funksione kontrolli mbi to e për këtë shkak, ligji ua ndalon të jenë në përbërje të bordeve, apo këshillave mbikëqyrës. E sikur të mos mjaftonte emërimi i tyre i kundërligjshëm, ata kanë emëruar edhe shefa e familjarë të tyre, shokë e miq, me të cilët kanë marrë vendime për pagat, dhe shpërblimet e veta. Në konkluzionet e KLSH është publikuar edhe një listë me emrat konkret të këtyre shtetarëve dhe familjareve të të tyre, të cilët kanë përfituar pagesa mujore për disa vite radhazi e që shuma e tyre shkon në miliona lekë. Sipas ligjit të cilësuar nga Grupi Auditues i KLSH, këto shuma duhen kthyer në shtet. KLSH, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar më datën 02.03.2012 ndërmjet Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive përfaqësuar nga Kryeinspektori dhe ligjin nr. 9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” neni 8- Identifikimi i interesave private të zyrtarit nga persona të tretë, KLSH me shkresën nr. 527/176 datë 31.07.2015 i ka ofruar Inspektoratit të Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, informacionin për verifikim, nëse janë në gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të një zyrtari për 14 ish-Kryetarë Bashkie dhe Komune. Nuk janë vetëm ujësjellësit, por edhe shoqëritë e tjera të shërbimeve publike, institucionet dhe kompanitë shtetërore, si spitalet universitare e ato rajonale, Posta, “Albpetrol”, Aviacioni Civil, KESH, OST, agjencitë publike, inspektoratet e shumë të tjerë, si “Trajtimi i Studentëve nr. 3” Tiranë; sh.a “Anta” Tiranë, sh.a “Tregtimi i Librit Artistik dhe Shkencor”; Tiranë; “ASD” Tiranë; sh.a “Prodhim Mobilje” Tiranë; sh.a “Alba film studio” Tiranë; “Bordi Artistik I Teatrit Kombëtar”; sh.a “Hekurudha Shqiptare” Durrës, sh.a “Shtypshkronja e Letrave me Vlerë”; sh.a “Trajtimi i Studentëve” Shkodër e sh.a “Albkrom” Tiranë; sh.a “Agjencia Detare Taulantia”, sh.a “Regjistri Detar Durrës”; sh.a “Porti Detar Shëngjin”. Mjafton të përmendim faktin, se nga ana e Këshillit Mbikëqyrës të “Albpetrol” sh.a me Vendimin nr. 51, datë 17.10.2014, nuk është pranuar rekomandimi i KLSH-së me efekt rikuperimin e diferencës së rezultuar, si pasojë e rritjes së pa argumentuar të çmimit të kostos së transportit, nga 3,7 në 9 USD/bbl, e cila, deri më datë 30.06.2014 (datë në të cilën ka përfunduar dhe auditimi) është përllogaritur në vlerën 1,14 milionë USD. 

Disa raste emërimesh dhe përfitimesh të paligjshme
1. Një përfaqësues i biznesit privat në fushën e aktivitetit detar është emëruar anëtar i Këshillit Mbikëqyrës i sh.a “Al-bakër” Tiranë në cilësinë e përfaqësuesit të MZHETTS. 
2. Drejtorja Departamentit të Administratës Publike është emëruar si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës në sh.a “Aeroporti Nënë Tereza” Tiranë 
3. Drejtorja Shërbimeve Mbështetëse në Këshillin e Ministrave është emëruar si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të sh.a.”Porti Detar”, Shëngjin, dhe ne sh.a “Alba Film Studio” Tiranë. 
4. Drejtori i Drejtorisë së Pastrimit të Parave është emëruar si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të sh.a. “Trajtimi i Studentëve Nr. 3”, Tiranë. 
5. Drejtorja e Departamentit te Programit Zhvillimit, Financimeve Ndihmës së Huaj në Kryeministri është emëruar, si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të sh.a. “Porti Detar”, Shëngjin.
6. Një individ me statusin pensioniste është emëruar si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës tek sh.a “Hekurudha Shqiptare” Durrës.
Sigal