Depresioni dhe Impotenca

950
Intervistë me Prof. Dr Kim M. Drasa, urolog-sexolog, President i Shoqatës Urologëve Sexologëve Shqipëtarë “Prof. Dr. Maksut DRASA”
Po e jap këtë intervistë për një arsye shumë serioze që ndesh në konsultat që bëj se shumë pacientë, të moshave të reja me probleme të dysfuksiont sexual (impotencë) më thonë: “Profesor më vjen t’ia fus vetes me plumb, se kështu nuk jetohet!”. 
Klinikisht Depresioni është sinjifikativisht një shkaktar që të çon në aftësinë bartëse botërore të sëmundjes dhe është shpesh i shoqëruar me dysfunksionin sexual në të dyja gjinitë, burra dhe gra. Dysfunksioni sexual është një Syndromë dhe paraqitet me: Mungesë ose ulje të dëshirës sexuale, neveri sexuale dhe mungesë e kënaqësisë sexuale, mungesë të përgjigjes sexuale (Erectile disfunksion tek burrat dhe tharje vaginale ose mungesë të lubrifikimit tek gratë), disfunksion orgasmic (dëmtim të kënaqësisë sexuale), premature ejakulacion (derdhje e spermës parakohe), vaginismus (pezmatim i vaginës) tek gratë dhe Dyspareunia (dhimbje tek gratë gjatë kontaktit sexual). Ky syndromë përfshihet në përcaktimet e OBSH në kapitullin e klasifikimit ndërkombëtar dhe lidhja me problemet shëndetësore, në kapitullin me kodin 10 (ICD). Studimet e fundit epidemiologjike bazuar në të dhëna kombëtare sugjerojnë që prevalencë 12 mujore, ku të paktën gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një dysfunksion sexual në 30% të burrave dhe në 70% të grave, të cilët/cilat janë aktivë në sex, në vendet me shumë të ardhura ekonomike. Natyra e kudogjendur e dysfunksionit sexual në shumë lloj popullsish, nënkupton që ky është shkaktari sinjifikant në aftësinë bartëse të shërbimit shëndetësor dhe kostos sepse 8% deri 25% e popullsisë së prekur nga ky syndromë, kërkojnë ndihmë mjekësore. Ky është i përfshirë veçanërisht për njerëzit që kanë edhe depresion, sepse ilaçet antidepresante dihet që kanë efekte anësore mbi funksionin sexual. Ka edhe sëmundje të tjera që trajtimi i tyre ka interferencë me funksionin sexual dhe këtu përfshihen diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare (CVDs). Prevalenca e diabetit dhe CVDs janë dispropocionalisht të larta në popullsinë me depresion dhe mund të konfondojë (ngatërojë) teorinë e shpjegimeve shkakësore me dysfunksionin sexual. Për më tepër një proporcion substancial i prevalencës të dysfunksionit sexual, mund të shpjegohet me shoqërimin e depresionit në sajë të mbivendosjes të symptomave siç janë: “humbja e interesit dhe ndjenjës të kënaqësisë” dhe “humbja e libidos” (ICD-10 code F 32). Kjo krijon pa siguri rreth asaj që lidhja midis dysfunksionit sexual dhe depresionit është shkaku i vërtetë dhe po qe kështu duhet parë se në çfarë drejtimi shkon. Disa grupe studimesh kanë ekzaminuar lidhjen midis dysfunksionit sexual dhe rrezikut të depresionit dhe midis depresionit dhe rrezikut të shfaqjes së dysfunksionit sexual. Mirëpo, analiza personalisht që iu bëra këtyre studime fillimisht për vlefshmërinë e këtyre studimeve, konkludova personalisht në një mungesë të lartë të cilësisë së këtyre studimeve. Ky konkluzion më bëri që të merrem personalisht duke analizuar disa studime të tjera për të parë seriozisht dhe shkencërisht nëse depresioni është parathënie e dysfunksionit sexual dhe të kundërtën nëse dysfunksioni sexual është parathënie e depresionit. Në fund të kësaj analize arrita personalisht në konfirmimin, për herë të parë të lidhjes : Bidireksionale (në të dy drejtimet) midis Depresionit vs Dysfunksionit sexual. Mbi të gjitha, konfirmohet se pacientët me depresion kanë 50-70%, rritje të rrezikut për të zhvilluar dysfunksion sexual dhe ata/ato pacientë me dysfunksion sexual kanë 130%-210%, rritje të rrezikut për të zhvilluar depresion. Pacientët me diabet ose CVDs kanë shpesh depresion si sëmundje shoqëruese dhe në të tria kondicionohet predispozicioni për të shfaqur symptoma të traktit të poshtëm urinar.
Sigal