Dënuan imamët me 126 vjet burgim, policia merr në mbrojtje gjyqtarët

587
Policia ka marrë në mbrojtje gjyqtarët që dhanë mbrëmë dënimin me 126 vite burgim për 9 imamët e akuzur se rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar në Siri në emër të ISIS. Ky vendim i policisë është ndërmarrë pas kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe nga frika se mos përkrahës të të dënuarve mund të hakmerren. Gjyqtarët janë shoqëruar mbrëmë në shtëpi me forca të shumta policore. E njëjta gjë ndodhi edhe sot. Në mbrojte mund të merret edhe prokurori i çështjes nëe do të jetë e nevojshme. Dje të dënuarit kërcënuan në sallën e gjyqit gjykatësit, si dhe gazetarët që të mos filmonin. Për t’u normalizuar situata është dashur ndërhyrja e forcave të policisë.
Sigal