Denoncimi/ “Protestuesit në Shkodër u dhunuan, policia i arrestoi me urdhër të Ramës”

640
Pas pritjes me protesta që iu bë kryeministrit Edi Rama sot në Shkodër, ish-paraardhësi i tij, Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij denoncimin e qytetarit dixhital. Në një mesazh në faqen e ‘Facebook’-ut Berisha bëri thirrje që t’i jepet fund dhunës dhe terrorit, që sipas tij bëhet me urdhër të Ramës.
Një prej protestuesve i shkruan ish-liderit të demokratëve se me urdhër të kryeministrit, operacion që drejtohet sipas tij nga Çako, policia ka dhunuar qytetarët që ishin në protestë.
MESAZHI I BERISHËS
Stop dhunes dhe terrorit me urdher te Rames ndaj protestuesve ne Shkoder!
“Pershendetje Doktor, ne akt urrejtje dhe hakmarje te eger te Rames ndaj Shkodres per protesten e qytetarve te saja me urdher te tije po dhunohen nga policia protestuesit ne qe me parulla Rama ik,qeveri krimi,qeveri droge ik prej Shkodre etj.Ne zbatim te ketij urdheri policia ka arrestuar neper shtepi dhe lokale protestuesit dhe po ushtrojne dhune shtazore ndaj tyre operacionin e dhunes e drejton vet Haki Çako ju lutem bejeni publike lajmin.”
Duke denuar me ashpersine me te madhe dhunen e eger policore ndaj protestuesve paqesor te Shkodres, paralajmeroj Noriegen se do jete pergjegjes personalisht per keto akte terrori ndaj qytetareve te Shkodres! sb
Sigal