Denoncimi: Në Porto Romano peshkohet me rrjeta afër bregut, policia e pafuqishme

570
Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një veprim antiligjor. Ai thotë se pavarësisht se është kategorikisht e ndaluar që të peshkohet pranë bregut me rrjeta, një grup peshkatarësh sportivë kanë parë një varkë që hidhte rrjetat shumë pranë bregut në Porto Romano.
“Pafuqia e shtetit për të luftuar peshkimin e paligjshëm afër bregut të detit me rrjeta. Është kategorikisht e ndaluar që të peshkohet pranë bregut me rrjeta. Një grup peshkatarësh sportivë kanë parë një varkë që po hedh rrjetat shumë pranë bregut në Porto Romano dhe kanë lajmëruar policinë, e cila ka ardhur por shprehet qartë që është e pafuqishme ta ndalojë”, shkruan qytetari.
Sipas tij, ky fenomen është problem në gjithë vijën bregdetare.
Sigal