Dënohet me 5 vite burg shoferi i autobusit, u kap me 207 kg drogë drejt Italisë

611
Sigal

Më se një vit më parë ju sekuestruan 207 kg kanabis në Portin e Durrësit në autobusin që Jetmir Muçaliaj drejtonte si shofer me itinerar Durrës – Itali dhe dënohet me 5 vite e 4 muaj burg nga Krimet e Rënda.

Një vit nga operacioni, ku mbrëmjen e 14 qershorit 2017 në Portin e Durrësit policia zbuloi drogën e paketuar në dyshemenë e autobusit, procesi gjykimit ka përfunduar te Krimet e Rënda vetëm me dënimin e shoferit të autobusit.

aEdhe pse në atë kohë në kërkim u shpall dhe pronari i mjetit, Prokuroria dërgoi për gjykim vetëm 43-vjeçarin Muçaliaj, duke kërkuar për të 8 vite burg.