Dënohet babai përdhunues,10 vjet heqje lirie

490
Sigal

 Gjykata e Krimeve të Rënda ka dënuar me 10 vjet
burg, Fatos Gurakuqin, përdhunuesin e vajzës së vet 15-vjeçare.

 

Ka qënë analiza e AND-së ajo që ka vërtetuar
përdhunimin e minorenes. Por 39-vjeçari edhe pas kësaj vijonte të mohonte
akuzat.

 

Përveç akuzës së kryerjes e marrëdhënieve seksuale
në gjini, 39-vjeçari Gurakuqi akuzohet edhe për ushtrim dhune fizike ndaj vajzës
dhe familjarëve të tjerë.