Dënohen në Greqi dy shoferët e MPJ shqiptare

514
Sigal

 

Gjykata
e Janinës ka vendosur sot të dënojë me 30 muaj burg me kusht per 3 vjet, 2
shoferë të Ministrisë së Jashtme Shqiptare që u ndaluanpara disa ditësh nga
Greqia me pretendimin se transportonin tekste shkollore shqipe me hartën e
“Shqipërisë së Madhe”, gjë që cënonte shtetin helen. Ka qënë dëshmia e një
doganiereje në Kakavijë ajo që ka fundosur dy shqiptarët Altin Tafa dhe Agim
Asllani.

Ndërsa dy shoferët kanë pretenduar se kishin
pasaporta diplomatike, përfaqësuesja e Doganës së Kakavijës nguli këmbë që
mjeti nuk kishte targa diplomatike ndaj edhe u kontrollua.

Në momentin e ndalimit dy
drejtuesit e mjetit i treguan një autorizim të Ministrisë së Jashtme Shqiptare
ku thoshte që po transportonin material diplomatik, madje kanë deklaruar se
kishin edhe pasaporta diplomatike, siç dëshmoi doganierja greke.

Kjo e fundit tha më tej se, gjatë
kontrollit ka vërejtur një libër me hartën e “Shqipërisë së Madhe”, madje
shkruhej edhe Çamëria.

“Pashë në libër hartën që tregonte
Shqipërinë deri në Prevezë, Janinë, Kostur dhe Follorinë. Madje shkruhej edhe
Çameria”,- tha ajo.

Duke vijuar dëshminë, shtoi: “Pas
kësaj njoftova drejtuesin tim dhe I konsiderova të paligjshëm”

Në total mësohet të jenë
sekuestruar 1512 tekste me vendim gjykate si edhe mjeti ku u gjetën librat.

Në Gjykatë është paraqitur edhe
Konsulli Shqiptar në Janine, Sofokli Vasili, i cili ka kërkuar të përfaqësojë
shtetin shqiptar, po nuk është lejuar. Gjykata i ka dhënë vetëm të drejtën e
dëshmitarit.

Seancën e ndoqën edhe dy zyrtarë të
lartë të Ministrisë së Jashtme Shqiptare.

Prej vitesh në Greqi funksionojnë
klasa të mësimit të shqipes të cilat janë hapur nga organizata të emigrantëve
në bashkëpunim me disa Bashki greke. Sigurimi i teksteve për fëmijët bëhet nga
vetë prindërit dhe me ndihmën e Ambasadës shqiptare në Athinë. Pikërisht për ta
ishin të destinuara edhe tekstet në fjalë, per të cilat pala greke pretendon se
kishin hartën e “Shqipërisë së Madhe”.

Edhe Serbia ndaloi vetëm pak kohë
më parë disa libra shqip që do tu dërgoheshin fëmijëve shqiptarë nga Kosova në
Preshevë me të njëjtin motivacion. Këto libra edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë
në depot e doganës serbe dhe për to aktualisht askush nuk interesohet.