Demokratët nuk mund t’u besojnë 50 miliarderëve që e çuan PD në opozitë

532
Sikur të jetë krijuar dje, ose sikur të ketë ardhur nga ndonjë planet tjetër e jo sikur të jetë një forcë politike e cila prej 25 vitesh është parti kryesore politike, prej dy vitesh PD po zhvillon një opozitë “zhele”, duke shitur “moral ndershmërie”. Kjo është një parti që ka dhënë prova si forcë politike destruktive, shkatërruese për vendin dhe popullin gjatë 25 viteve të saj në opozitë, në pozitë, në opozitë, në pozitë e përsëri në opozitë që prej 23 qershorit 2013. Partia Demokratike (Demo-karrige) e Shqipërisë, për 23 vite e komanduar me bajraktarizëm e privatizëm vetëm nga 1 kryetar me emrin Sali Berisha dhe vetëm në 2 vitet e fundit, drejtuar si dekor nga “princi” trashëgimtar Luzim Basha, gjendet në opozitën e tretë të saj. PD dhe “çetën” e saj të partive “kockë-lëpirëse” që i qëndronin pranë tavolinës së pushtetit e nxorën në opozitë shqiptarët me votën e tyre “kundër”, si “shpagim” për prapësitë dhe ligësitë që pushteti i saj bëri në 8 vitet 2005-2013. PD ra në opozitë, prej krimeve e korrupsionit të bërë “vëndçe” prej atyre shtetarëve e deputetëve, zyrtarëve, politikanëve, klaneve e familjarëve të atyre, që sot janë përsëri në krye të PD dhe që sikur të jenë “qelibar” e jo të “lyer kokë e këmbë”, guxojnë dalin e bëjnë opozitë kundër krimit e korrupsionit të këtyre që janë në pushtet. Nuk themi, që “çunat” dhe “gocat” pushtetit “Rilindja” nuk po bëjnë korrupsion, trafiqe e krime, por tingëllon bajate e banale, madje komike bërja opozitë prej “”pleqve” të opozitës PD kur “ulërijnë” kundër krimit, korrupsionit, drogës, trafiqeve, vjedhjes së fondeve publike, atdhetarisë, arsimit, administratës nepotike etj.

 Nuk mund të flasin psh, kryeministri Berisha, kreu aktual i PD Lulëzim Basha, ish-ministrat Ritvan Bode, Genc Ruli, Genc Pollo, Arben Imami, Jemin Gjana, Flamur Noka, Dritan Prifti, Fatmir Mediu, Myqerem Tafaj, Aldo Bumçi, Majlinda Bregu, Eduard Halimi, Enkeljed Alibeaj, apo krerët e tjerë të kësaj partie si Jozefina Topalli, Ardian Turku, Albana Vokshi, Astrit Patozi etj., për grabitje e vrasje qytetarësh në prita kriminelësh, kur prej “frëngjive” të selisë së qeverisë së tyre, me urdhër të tyre, janë vrarë e plagosur protestues në sheshe. Nuk mund të flitet prej tyre për mbrojtje të interesave kombëtare, kur me firmën dhe vulën e tyre u copëtua territori “det” dhe iu fal Greqisë, në pazar të marrjes së një vote “greke” por nisjes së negociatave për statusin kandidat në BE, apo për shkak të pazareve të tjera, të cilat “Rilindja” as po i ndëshkon, as po u publikon. Nuk mund të flas kupola e PD sot në opozitë, kundër trafiqeve mbasi ka në ballë damkën “Gërdec” të trafikut të municioneve, bërë me firmë e vulë të ish-kryeministrit, ish-ministrit të Mbrojtjes, ish-ministrit të Drejtësisë nën komandën e familjarëve të kryeministrit, si biznes i tyre! Nuk mund të flasin opozitarët e sotëm të PD, ish-ministra e deputetë të djeshëm në pushtet për mjedisin, kur vetë ata firmosën e vulosën futjen e plehrave të botës në Shqipëri, si biznes i grupit mafioz “Camorra-Ndragheta”, kur shfarosën pyje dhe shkatërruan shtretërit e lumenjve. 

Nuk mund të flasin opozitarët e PD, dje 8 vjet deputetë e ish-shtetarë të këtij vendi dhe sot përsëri deputetë në opozitë, për luftën kundër drogës, kur ministra e deputetë të kësaj partie lejuan që një fshat të kthehej në “super-fermë” të prodhimit të hashashit dhe tregut të saj deri ndërkombëtar. Nuk mund të flasin deputetë e ish-ministra të PD sot në opozitë, për takime të shtetarëve të sotëm me trafikantë e prodhues droge, kur vetë këta, gjatë pushtetit e kohës së opozitës ishin “të ftuar nderi” të prodhuesve të drogës në Lazarat, Fier, Shkodër, Pukë, Lezhë, Berat, Korçë etj. Nuk mund të flitet për luftë kundër koncesioneve prej kupolës së opozitës PD, kur gjatë ish-pushtetit 8 vjeçar të saj u dhanë 730 koncesione monopol për veten, klanet, miqtë dhe familjarët e tyre deri edhe për koncertet e festave kombëtare e lokale. Nuk mund të flasin sot opozitarët e PD, ish-shtetarë të djeshëm kundër çmimit të naftës, kur janë këta që e çuan çmimin në këtë nivel që është sot, kur janë këta që lejuan hyrjen në treg të naftës “mazut”, kur janë këta që hoqën taksat doganore të importit të naftës, kur janë këta që futën e ngulën në Shqipëri 23 firma të huaja fantazma me nga 13 emra fals, të cilat po zhvatin e po shkatërrojnë jo vetëm burimet e naftës e të gazit, por edhe po hedhin në erë e po mbytin qendrat e banuara. 

Nuk mund të bëjnë opozitë drejtuesit opozitarë të kupolës së PD, duke folur për minatorët që vriten në galeritë e kromit e bakrit dhe as për koncesionet në këto miniera “varreza”, kur dihet që koncesionet e këtyre firmave të huaja mafioze turke, ruse e azerbjaxhanase kanë ardhur në Shqipëri me firmën dhe vulën e tyre si ish-ministra e deputetë. Nuk mund të flitet për koncesione skrapi e hekuri, portesh e aeroportesh, kur këto koncesione deri me 10 monopole i janë dhënë vetëm firmës “Kurum”. Nuk mund të flitet për koncesion të CEZ, kur CEZ erdhi ën Shqipëri si “biznes” privat financiar eë politik i ish-kryeministrit, ish-ministrave dhe deputetëve të PD, sot përsëri deputetë! Nuk mund të flitet për korrupsion me energjinë, kur deputetë e ministra të opozitës PD, i shitën me korrupsion e për “1 copë bukë” firmës “Kurum” 4 HEC potencial në veri e në jug të Shqipërisë dhe gjysmën e kantjerit detar në Durrës, ish-metalurgjikun dhe 7 ndërmarrje të tjera gjigande. Nuk mund të bëjnë opozitë drejtuesit e sotëm të opozitës PD me arsimin e lartë, kur ata ish-ministra dhe deputetë krijuan universitete piramida ku jepeshin diploma me “klering” dru zjarri e me… mullarë bari!

 Nuk themi, që PD të mos bëjë opozitë kundër qeverisë, por nuk e beson asnjë shqiptar “ndershmërinë”e opozitarizmit të saj, për aq kohë sa këtë opozitë e bëjnë ata që me krimet dhe korrupsionin e tyre e çuan PD në opozitë! Në krye të PD, në krye të opozitës, janë po ata që bënin krime korrupsion kur ishin 8 vite në krye të pushtetit, kur qeverisën me trafiqe, me vrasje protestuesish, me shitje të trojeve shqiptare, me trafiqe armësh, me fabrika demontimi municionesh vrasëse masive të popullatës, me tenderë rrugësh me vlerë 20 herë më të madhe se kostoja reale, me koncesione bujqësie që nuk përdoreshin për bujqësinë, me treg me ushqime të skaduar, me treg ilaçesh monopol e të skaduar, me shëndetësi ku prej pacientit paguhej edhe… urinimi në tualet. A mund të bëj moral e të kërkoj drejtësi një opozitë ish-pushtet që vejn nga pushteti i padrejtësive, me simbol pazaret antikombëtare, klientelizmin, nepotizmin, krijimin dhe lejimin e klikave monopol ekonomike-financiare, përfshirjen në afera shtetërore të familjarëve. Nëse PD doli në opozitë, doli prej atyre që e drejtuan në pushtet, ndaj dhe nuk mund të bëj opozitë me ata, duke i mbajtur sërish në krye të partisë, madje edhe duke i dërguar si të deleguar në popull, për t’i bindur të ngrihen në protesta kundër varfërisë, papunësisë, trafiqeve, drogës, administratës nepotike dhe padrejtësive, kur këto i ka bërë vetë ata kur ishin ministra, deputetë e zyrtarë të selisë së PD! 
Sigal