Dëmet nga tërmeti në qarkun e Lezhës, 56 pallate e 181 banesa të dëmtuara. Sa banorë mbetën jashtë

532
Sigal

Në Qarkun e Lezhës, në total janë 56 pallate dhe 181 banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Nga Bashkia Kurbin informacioni është se janë dëmtuar 28 pallate dhe 560 apartamente që kanë lënë pa strehë 2200 banorë.

Janë dëmtuar 75 banesa që kishin 300 banorë. Janë tre grupe me specialist nga Tirana dhe të huaj që po verifikojnë gjendjen e tyre.

Nga Bashkia Lezhe, 15 pallate me 250 apartamente rreth 1000 banore. 79 banesa private me 300 banore.

Nga Bashkia Mirditë, janë dëmtuar 13 pallate, 250 apartamente që kanë pasur 1000 banorë. 27 banesa me 100 banorë, 2 shkolla një njësinë Rubik, 1 kopsht, 1 çerdhe.

Mësohet se në bashkitë e Lezhës dhe Mirditës pritet ardhja e specialisteve nga Tirana për ti verifikuar objektet.