Dëme në bujqësi, Karkaleci po shkatërron të mbjellat në Vlorë, fillon dezinsektimi

489
Drejtoria e Bujqësisë së Vlorës ka nisur dizinfektimin kundër karkalecit.
Ky insekt prej të paktën 5 ditësh është përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën e lumit të Vlorës, duke shkaktuar dëme të mëdha në bimë, pemë frutore dhe në fidanët e sapo mbjellë të cilat janë infektuar nga vezet e karkalecit.
Drejtori i bujqësisë së Vlorës, Beqir Kashuri,i bën thirrje fermërëve të bashkëpunojnë për të përballuar situatën e rëndë.
Ministria e Bujqësisë ka vënë në dispozicion helmet për të luftuar karkalecin, pasi janë mbi 100 ha tokë me të mbjella të infektuara nga karkaleci në të gjithë zonën e lumit të Vlorës.
Sigal