Dëm 446 milionë lekë përmes TVSH-së, pranga 2 pronarëve ‘VIP’ në Shkodër

461
Sigal

2 persona janë ndaluar në Shkodër pasi akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga skema e rimbursimit të TVSH-së, shumën prej 446 milionë lekësh të vjetra.

Sipas Hetimit Tatimor të Shkodrës, në pranga kanë përfunduar 2 pronarët e një subjekti “VIP” për dëmin e konsiderushëm financiar që kanë shkaktuar.

“Prokuroria e Rrethi Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimore Rajoni Verior Shkodër, Sektorin e Hetimit,  pas një hetimi 3 mujor, ka zbardhur skemën për përfitimin e TVSH-së në formë rimbursimi në vlerën 44,602,171 lekë të reja.

Subjekti “General Impex” nëpërmjet aktivitetit të tij i ka shkaktuar dem ekonomik shtetit ne vlerën 248, 994, 420 lekë nëpërmjet fshehjes së të ardhurave dhe 73.666.095 lekë të reja nëpërmjet mospagimit të taksave dhe tatimeve. Për këtë në pranga kanë përfunduar dy pronarët e një subjekti “Vip”.

Pas vetifimimeve nga Prokuroria dhe Hetimi Tatimor Rajoni Verior, Prokuroria e rrethit gjyqesor Shkodër ka lëshuar 2 urdhër arreste për pronarët e subjektit, konkretisht ndaj shtetasve me inicialet K.M dhe D.Th si dhe ka marrë masën e pezullimit te ushtrimit të detyrës për noterin me inicialet Gj.K. dhe masës se detyrimit paraqitje për shtetasin A.B, pronar i një subjekti të lidhur si pjesë e mashtrimit me TVSH-në.

Këta shtetas kanë konsumuar veprat penale në baze të nenit 180 “Fshehje e te ardhurave”, neni 181 “Mos pagim i taksave dhe tatimeve”, ndërsa për noterin “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.” – thuhet në njoftimin e policisë.