Delina Ibrahimaj emërohet drejtoreshë e INSTAT

595
Sigal

 

 

Delina Ibrahimaj është emëruar në postin e
drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Ajo erdhi në krye të
këtij institucioni, i cili u drejtua për një periudhë të shkurtër kohore nga
Mirela Muça, për shkak të ndarjes në mënyrë të parakohshme nga jeta të
ish-drejtorit Gjergj Filipi, në dhjetor të vitit 2015.

“Ju njoftojmë se
prej datës 11.11.2016, në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të
Statistikave (INSTAT) është emëruar Znj. Delina Ibrahimaj.

Duke uruar punë të
mbarë, shprehim angazhimin dhe bindjen për një bashkëpunim të suksesshëm në
vazhdimësi”, njofton INSTAT.