Delegacioni i KQZ-së së Shqipërisë viziton KQZ e Kosovës

489
Sigal

Gazeta Telegraf/


Sot, delagacioni
i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, i kryesuar nga Kryetarja zj. Lefterije Luzi
zhvilloi një vizitë  në Komisionin
Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 

Temat kryesore
të këtij takimi ishin thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve si
dhe anëtarësimi i KQZ-së së Kosovës në Shoqatën e Trupave
Zgjedhorë Evropian (ACEEEO). 

Kryetarja e
KQZ-së së Kosovës, zj. Valdete Daka shprehu mirënjohje për KQZ-në e Shqipërisë,
për mbështetjen e madhe që ka dhënë në këtë drejtim dhe tha se edhe Republika e
Kosovës e ka vendin e vet në ACEEEO dhe se trupa menaxhuese e zgjedhjeve mund
të përfitojë në ngritjen profesionale.

Ndërsa,
kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, zj. Lefterije Luzi përgëzoi edhe një herë
Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për anëtarësimin në ACEEEO, duke u bërë
anëtari i 25-të inctitucional i kësaj Shoqate.

Në vazhdim të
takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka i’u akordoi çeritifkata mirënjohje Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Shqipërisë dhe Kryetares  Lefterije Luzi, për mbështetjen e dhënë
Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës për anëtarësim në
ACEEEO.        

Në përfundim të
takimit, anëtarët e të dy institucioneve u dakordësuan për thellim të
bashkëpunimit dhe përfitimi nga përvojat gjatë proceseve zgjedhore.