Del udhëzimi i ri për lejen e qarkullimit të automjeteve

898
Sigal

Një tjetër ndryshim me rëndësi është përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, në lidhje me drejtuesit e automjeteve. Sipas udhëzimit të ri, të gjithë shoferët që ndryshojnë vendbanimin e tyre duhet ta raportojnë tek Drejtoritë Rajonale të Transportit Rrugor, në mënyrë që të regjistrohet adresa e re në të dhënat e mjeteve automobilistike. DPSHTR ka përcaktuar veprimet që duhet të bëjnë drejtuesit e mjeteve për të pasqyruar vendbanimin e ri. Udhëzimi përcakton që kur pronari i mjetit ndryshon vendbanimin, ai dorëzon në zyrën e regjistrimit të Drejtorisë Rajonale aplikimin përkatës,  lejen e qarkullimit të mjetit bashkë më certifikatën e pronësisë. Kur pronari ndryshon bashkinë e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër. Ndërkohë që kur pronari ndryshon vendbanimin brenda bashkisë, zyra e regjistrimit bën ndryshimet në sistemin informatik e-DPSHTRR, Regjistrin Elektronik dhe kartelën përkatëse duke vendosur adresën e saktë të vendbanimit sipas regjistrit të gjendjes civile.