Del nga shtrati lumi Lapardhicë izolohen 4 000 banorë në Kuçovë

591
Devijimi nga rrjedha e tij dhe dalja nga shtrati e lumit “Lapardhicë” ka izoluar që prej mëngjesit të sotëm 4 000 banorë të komunës së Lumasit në rrethin e Kuçovës.  Prurjet e shumta të këtij lumi kanë çarë argjinaturën e ndërtuar disa muaj më parë nga bashkia dhe e kanë ndarë rrjedhën e lumit në dy pjesë, duke e bërë të pamundur daljen e banorëve nga kjo komunë. Izolimi i fshatit ka lënë që prej orës 08:00 të mëngjesit dhjetëra banorë jashtë shtëpive të tyre, në pamundësi për të kaluar në anën tjetër.  Ata shprehen se, e njëjta situatë përsëritet disa herë në vit gjatë stinës së dimrit dhe askush nuk mendon për ta. 
Sipas banorëve,nqs nuk do të mundin të kalojnë dot lumin për të shkuar në shtëpi, ata janë të detyruar të kthehen mbrapsh e të kalojnë natën tek të afërmit e tyre në fshatrat përreth. Të njohur me gjendjen e krijuar në këtë komunë, përfaqësues të bashkisë së Kuçovës, kanë nisur fadromat në lum dhe po përpiqen të krijojnë një argjinaturë provizore për të mundësuar devijimin në shtratin e tij normal të lumit “Lapardhicë”. N/kryetari i bashkisë Kuçovë, Shpëtim Nishani shprehet se bashkia kishte ndërtuar që prej muajit shtator një argjinaturë mbrojtëse për ti paraprirë kësaj situate që krijohet çdo vit, por prurjet e shumta të lumit e kanë shkatërruar.
Sigal