Dekriminalizmi, KQZ u heq mandatin 6 këshilltarëve bashkiakë (Emrat)

523
Në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së sotme ka shpallur të pavlefshëm mandatin për 6 këshilltarë bashkiakë.
KQZ i ka hequr mandatin këshilltarëve:
Gani Hida (anëtar në Këshillin Bashkiak Elbasan)
Robert Dajani (anëtar në Këshillin Bashkiak Malësi e Madhe)
Rrok Rroku (anëtar në Këshillin Bashkiak Lezhë)
Zija Mema (anëtar në Këshillin Bashkiak Rrogozhinë)
Muharrem Shkjau (anëtar në Këshillin Bashkiak Shkodër)
Tomorr Prrenjasi (anëtar në Këshillin Bashkiak Maliq).
Ndërkohë për këshilltarin bashkiak, të Pukës Bibë Kolaj u shty vendimi për një ditë tjetër. Gjatë mbledhjes së sotme, KQZ regjistroi dhe partinë LIBRA të Ben Blushit për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Më herët në kuadër të ligjit të dekriminalzimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli të pavlefshëm dhe vendosi heqjen e mandatit për deputetin e LSI-së, Shkëlqim Selami, atë të PD-së, Dashamir Tahiri, si dhe për kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi.
Sigal