Dekriminalizmi, Balla: Ligji do ketë efekt të menjëhershëm

504
Deputeti socialist i Librazhdit, Taulant Balla inspektoi këtë të premte punimet në rrugën kombëtare Librazhd-Ura e Cerenecit, një aks që lidh qarkun e Elbasanit me Dibrën dhe që shkurton lidhjen e qytetit të Peshkopisë dhe Bulqizës me Elbasanin.
Deri më tani është hapur plotësisht traseja në të gjithë gjatësinë e këtij aksi prej 51 kilometrash. Gjithashtu kjo rrugë mundëson edhe hapjen e një pike të re doganore ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë në Stëblevë.

Sipas deputetit Balla hapja e doganës së Stëblevës do të krijonte mundësi të reja zhvillimi ekonomik.
“Rruga e Stëblevës është një investim shumë i rëndësishëm i qeverisë për të zhvilluar jo vetëm komunikimin me rrugë për një zonë kaq të rëndësishme që lidh 11 fshatra me qendrën, sikurse është Bashkia Librazhd. Por është një komunikim shumë i rëndëishëm i ri doganor me Maqedoninë, sepse pika e kalimit të kufirit nga rruga e re është vetëm 1.5 km. Në javët në vijim do të rrisim komunikimin edhe me autoritet maqedonase me qëllim hapjen përfundimisht të kësaj pike doganore”, tha Balla.

Gjithashtu Balla theksoi se ky investim e ka kthyer këtë zonë në një atraksion turistik, që duhet të vizitohet nga të gjithë të apasionuarit e turizmit malor.
“Njëkohësisht kjo rrugë është edhe një mundësi e re zhvillimi për këtë zonë. Modele të reja zhvillimi turizmi po nxiten dhe po zhvillohen në këtë zonë. Unë i bëj thirrje çdo qytetari shqiptar që është i dhënë pas turizmit malor, të vijë të vizitojë Stëblevën, Fushë Studnën sepse janë mundësi dhe rezerva natyrore që duhen vizituar dhe duhen shfrytëzuar nga çdo turist shqiptar apo i huaj”, vijoi Balla.
Ndërsa kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, tha se së bashku me investimet e banorëve zona do të tërheqë mjaft pushues nga kryeqyteti.
“Rruga padyshim që sjell dhe zhvillimin. Aq më tepër që jemi në hyrje të Parkut Sherbenicë – Jabllanicë, një mrekulli e natyrës. Për shkak të distancës që ka Tirana, kryeqyteti me këtë zonë jemi të bindur që bashkë me investimet që dhe vet banorët e zonës po bëjnë, kjo zonë do të kthehet në një destinacion turistik”, tha Balla.
Sigal