Dekriminalizimi – Prenga me apo pa mandat? KQZ vendos sot

609
KQZ do të vendosë sot për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin Prenga pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

KQZ do të vendosë sot për mandatin e deputetit të Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit për deputetin Prenga pasi rezulton që nuk ka deklaruar:

-Një dënim të formës së prerë, dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, me 450 000 lekë gjobë

-Si edhe faktin që rezulton me precedentë penale në shtetin italian për vjedhje pasurish, falsifikime në përgjithësi, marrje të pasurisë së vjedhur, deklarata për identitet të rremë në vitet 1996-1997 në qytetin e Milanos.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi zyrtar me autoritetet italiane.

Pikërisht për këtë arsye Prokuroia regjistroi hetim penal kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vendim që pasoi me përplasje deklaratash mes dy institucioneve, madje kryetari i KQZ, Denar Biba informoi edhe ambasadorët dhe krerët e shtetit për veprimtarinë e institucionit që drejton në lidhje me procesin e dekriminalizimit. 
Sigal